Pse po refuzojnë të shkojnë në punë zyrtarët e KQZ-së në Veri!
Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka deklaruar se zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, po refuzojnë që të shkojnë në vendet e punës se shkak është siguria, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Nga këto takime kemi deklarimin e KKZ-ve për Komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok se e kanë të pamundur të veprojnë në një objekt ku menaxhohet nga struktura jo të komunës. Po ashtu sipas deklarimit të anëtarëve të KKZ-së, ata nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në zyre, pasi kanë deklaruar se në pyetje është siguria fizike”.
“Ndërsa zyrtarët e KKZ nga Zveçani kanë deklaruar se edhe me përcjelljen e Policisë në këto rrethana refuzojnë të shkojnë për të punuar”, tha tutje Ahmetaj.
“Në Zveçan objekti i KKZ është i mbyllur i tërësisht ndërsa në Mitrovicë të Veriut është e demoluar tërësisht. Zyrtart kanë thënë se në objektet e komunave repsektive është pamundur të punohet, për shkak të situatës së krijuar atje”, tha tutje Ahmetaj.
(Kosova Sot Online)