Borrell vendos: I fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 18:20
Borrell vendos: I fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur“ ka thënë ai.

Borrell ka paralajmëruar ftesë për dy liderët prej 23 nëntorit, pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Kosova është pajtuar që të pezullojë planin e saj për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa të reja për serbët në veri.

(Kosova Sot Online)