Blinken: Suedia dhe Finlanda aleate të NATO-s

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 20:10
Blinken: Suedia dhe Finlanda aleate të NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu besimin e tij sot se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të jenë në gjendje t’i quajnë Suedinë dhe Finlandën aleate të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, Blinken shtoi se shqetësimet e Turqisë në lidhje me hyrjen e këtyre dy vendeve në Aleancë po shqyrtohen gjithashtu

Sekretari amerikan i Shtetit tha në konferencën për shtyp pas takimeve në Departamentin e Shtetit me kolegët suedezë dhe finlandezë se këto dy vende tashmë janë duke u integruar në punën e Aleancës.

(Kosova Sot Online)