Sveçla: Rritja e prezencës policore në veri është vlerësuar e domosdoshme

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 22:02
Sveçla: Rritja e prezencës policore në veri është vlerësuar e domosdoshme

Rritja e prezencës së Policisë së Kosovës në veriun e vendit. është bërë me qëllim të ofrimit të sigurisë, e cila është vlerësuar e domosdoshme, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës.

“Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se Policia ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

(Kosova Sot Online)