Konjufca: Dhunë prej Serbisë gjithmonë ka me pas, me Serbinë kurrë rehat s’kemi me u ba

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 08:03
Konjufca: Dhunë prej Serbisë gjithmonë ka me pas, me Serbinë kurrë rehat s’kemi me u ba

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me situatën dhe incidentet e fundit në veri të vendit, transmeton "Kosova Sot Online".

Konjufca ka thënë se Kosova do të ketë dhunë edhe më tutje nga Serbia.

“Dhunë prej Serbisë gjithmonë ka me pas. Me Serbinë kurrë rehat s’kemi me u ba. Duhmi me u mësu me këtë, me u organizu, me vazhdu përpara, mos me u dorëzu prej ligshmërisë, kushtetueshmërisë prej qëllimit që edhe ajo pjesë e Kosovës me funksionu pa banda kriminale, ku nuk diktojnë kriminelët edhe ku Serbia nuk e ka kontrollin ashtu klasik, qysh po do në mënyrë të drejtëpërdrejtë me bomba, me pjesëtarë që thuhet edhe që janë rrezik edhe me hi si trupa prej Serbisë, në forma të ndryshme për me ba sulme”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se Policia e Kosovës është në çdo pjesë të kufirit me Serbinë.

(Kosova Sot Online)