Polici që u plagos në krahror është një 40-vjeçar nga Ferizaj

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 10:59
Polici që u plagos në krahror është një 40-vjeçar nga Ferizaj

Mbrëmë, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM, ku u plagos një polic, transmeton "Kosova Sot Online".

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka thënë se gjendja e policit është stabile.

“Zyrtari policor është pranuar në ora 1:40 në Spital. Është nis rreth ors 08:20 për në QKUK. Gjendjen e ka stabile. Është i plagosur me një plumb rreth zonës së krahërorit. Është nga Ferizaj dhe është i moshës 40-vjeçare”, ka deklaruar Zhubi.

(Kosova Sot Online)