Nurellari: Situata në veri të Kosovës është delikate

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 11:09
Nurellari: Situata në veri të Kosovës është delikate

Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka komentuar ngjarjet e fundit që po ndodhin në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Nurellari tha se situata në veri është shumë delikate.

Nurellari ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai është dashur të jetë për momentin në Kosovë dhe jo në Vjenë.

“Situata në Kosovë është shumë delikate, janë lënduar policë, vihet në pikëpyetje të sovranitetit. Në këtë situatë të gjithë kërkojnë të vijnë në Kosovë, ndërsa Kurti si kryeministër i papërgjegjshëm që është shkon në Vjenë. Kjo është papërgjegjshmëri”- tha ai.

“Situata në Kosovë mund të shmangej. Që kjo situate që të paraprihej duhej të ishte shtyrë çështja e targave që është një çështje periferike teknike. Kurti është treguar kryeneç dhe ka refuzuar këshillat e Amerikës dhe partnerëve të tjerë. Gafa e parë që bëri ishte se çështjet e brendshme të vendit e diskutoi në Bruksel.

Kurti mendon se në këtë mënyrë do të evitojë dialogun. Tashmë po duket se është Kosova ajo që sjellë telashe për dialogun. Kurti i ka dhënë Vuçiç një hapësirë të re për të negociuar dhe për më tepër ka vënë në pikëpyetje ligjin dhe sovranitetin e Kosovës në veri. Situata ka qenë shumë e vështirë”- theksoi Nurellari.

(Kosova Sot Online)