Konjufca godet Blerim Isufajn: Dosjen për veriun e ka në sirtar

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 16:07
Konjufca godet Blerim Isufajn: Dosjen për veriun e ka në sirtar

Kryeprokurori Blerim Isufaj dosjen për veriun e ka në sirtar që nga shtatori i vitit të kaluar por që s’është ndërmarrë asnjë veprim, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë se prokurorët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kanë hënë të gjitha autorizimet e nevojshme për policinë që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, përfshirë edhe arrestimet sipas urdhër arresteve të lëshuara për të gjithë personat që janë të dyshuar në këto dosje hetimore.

Nga PS thonë se prokuroria udhëheq hetimet dhe mbikëqyr punën e policisë gjatë hetimit, derisa në bazë të urdhërave dhe autorizimeve të prokurorisë ndërmerren veprimet e tjera të organeve hetimore të policisë.

Tutje në reagim thonë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka trajtuar raste që kanë ndodhur në veri të Kosovës, nga të cilat ka pasur edhe arrestime, aktakuza e shqyrtime gjyqësore dhe disa raste janë edhe raste të shënjestruara nga ekipi që drejton Kryeprokurori.

 

(Kosova Sot Online)