Osmani ende në pritje të raportit nga KQZ për zgjedhjet në Veri

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 17:37
Osmani ende në pritje të raportit nga KQZ për zgjedhjet në Veri

Për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit, presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani dje e ka shpjeguar procedurën që ndiqet në raste të tilla. Ne jemi në pritje të raportit nga KQZ-ja”.

Pas incidenteve në veri, nga SHBA kanë thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato duhet të shtyhen.


Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

(Kosova Sot Online)