Finlanda e gatshme për të rritur prezencën e trupave në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 18:13
Finlanda e gatshme për të rritur prezencën e trupave në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë

Me ftesë të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes të Finlandës, Antti Kaikkonen, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po qëndron në Finlandë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, u zhvillua takimi mes dy ministrave ku u diskutua rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit zinxhir që ka agresioni rus në Ukrainë, vendimin e Finlandës për të aplikuar në NATO, si dhe rëndësisë së zgjerimit të kësaj aleance me qëllim garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Në këtë takim, ministri Kaikkonen i ka shprehur gatishmërinë e tij për të rritur prezencën e trupave finlandeze në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjithashtu, dy ministrat diskutuan edhe për fushat në të cilat do të bashkëpunojnë në të ardhmen, me theks të veçantë në arsimimin dhe stërvitjen e kuadrove të reja të ushtarakëve, si dhe realizimin e ushtrimeve të përbashkëta dimërore.


Gjatë takimit, Ministri Mehaj informoi Ministrin Kaikkonen edhe për kapacitetet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, arritjet dhe gatishmërinë për të ndarë me Ushtrinë Finlandeze përvojën e FSK-së në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Në fund, Ministri Mehaj e ftoi homologun e tij për vizitë në Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)