Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Chollet javën tjetër në Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 19:16
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Chollet javën tjetër në Ballkanin Perëndimor

Për një turne në Ballkanin Perëndimor, me ndalesa në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Mal të Zi,  javën tjetër vjen këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Chollet ka theksuar se zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës duhet të shtyhen për shkak të situatës së sigurisë atje.
Chollet: Duam të vazhdojmë ta mbrojmë Kosovën, zgjedhjet të shtyhen

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, fluturon javën tjetër për një turne në Ballkanin Perëndimor, me ndalesa në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Mal të Zi, ndër të tjera.

Në prag të vizitës, në një intervistë për shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, Chollet thotë se zgjedhjet lokave në komunat në veri të Kosovës duhet të shtyhen për shkak të situatës së sigurisë atje.

Zyrtari i lartë amerikan po ashtu thekson se ndërsa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke, Uashingtoni, beson se bisedimet e tanishme janë një hap drejt kësaj, që Kosova të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Evropës. 

Chollet për nga funksioni është në nivelin e Zv./Sekretarit të Shtetit dhe kryen misione të posaçme diplomatike të ngarkuara nga Sekretari Blinken.


(Kosova Sot Online)