A rekomandon KQZ shtyrjen e zgjedhjeve në veri!

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 20:00
 A rekomandon KQZ shtyrjen e zgjedhjeve në veri!

KQZ nuk e ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës më 18 dhjetor, ka theksuar anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“KQZ nuk e rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve”, ka thënë Elshani.

Krerët shtetërorë në Kosovë deri tani kanë thënë se institucionet kanë ofruar kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat ku janë dorëhequr kryetarët.


Ndërkaq zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e shpallura për 18 dhjetor, në komunën e Zveçanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut.

(Kosova Sot Online)