Haradinaj: Serbia ende nuk u mbush mend, po e ndjell fundosjen e vet

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 08:59
Haradinaj: Serbia ende nuk u mbush mend, po e ndjell fundosjen e vet

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Serbia po e ndjell fundosjen e vet dhe se ende nuk është mbushur mend, përcjell "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka shkruar se Serbia nuk është mbushur mend, pasi që sipas tij, me të njëjtin avaz si gjatë viteve 1981-97, po vazhdon edhe tash ndaj shqiptarëve.

“Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)