Rifat Latifi vjen për herë të parë në Kosovë, pas dorëheqjes si minister

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 11:17
Rifat Latifi vjen për herë të parë në Kosovë, pas dorëheqjes si minister

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, javën e ardhshme do të vijë në Kosovë, për herë të parë që nga dorëheqja nga posti i ministrit dhe largimi nga Kosova, transmeton "Kosova Sot Online".

Latifi do të jetë i pranishëm për promovimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”, nga Kolegji i Kirurgeve të Kosovës, të premten e ardhshme, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

”Të pranishëm, pos menaxhmentit te Kolegjit (duke filluar nga Kryetari Prof. Dr. Rifat Latifi), do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve relevante arsimore e shkencore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)