Petar Petkoviq: Sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiq, ish-polici i Kosovës

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 15:16
Petar Petkoviq: Sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiq, ish-polici i Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje ish-punonjësin e saj, Dejan Pantiq.

Petkoviq ka shtuar se ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, sipas tij ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit kanë arrestuar sot në vendkalimin administrativ në Jarinje, Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është larguar nga ky institucion më 5 nëntor së bashku me kolegët e tij, dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë. “, ka thënë Petkoviq.

(Kosova Sot Online)