Pas tensioneve në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 10:51
Pas tensioneve në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Këshilli i Sigurisë, është mbledhur pas tensioneve në veri të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku ka njoftuar se pas kësaj mbledhje Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 12:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)