Kurti godet Vuçiqin: Kosovën do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 10:55
Kurti godet Vuçiqin: Kosovën do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

Kosova nuk kërkon konflikt por kërkon paqe dhe dialog, megjithatë territori ynë “do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”, ia ka bërë të ditur Vuçiqit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”, ka shkruar Kurti.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Serbia do t’u kërkojë forcave paqeruajtëse të NATO-s që ta lejojnë vendosjen e një numri trupash të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.


Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Beograd në të cilën tha sa Serbia do t’i shkruajë letër komandantit të forcave të KFOR-it.

(Kosova Sot Online)