Korrupsion edhe në Parlamentin Evropian, arrestohet eurodeputetja

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 11:44
Korrupsion edhe në Parlamentin Evropian, arrestohet eurodeputetja

Tronditje në Bruksel, ka shkaktuar një hetim kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pesë persona u arrestuan të premten në Bruksel pasi hetuesit dyshojnë se janë bërë pagesa “të konsiderueshme” parash nga Katari për të ndikuar në vendimet e eurodeputetëve.

Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, ishte një nga të arrestuarit. Ajo u pezullua nga partia e saj dhe u sanksionua.

Akuzat vijnë në një kohë kur në Katar po zhvillohet botërori.

(Kosova Sot Online)