Borell: Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 12:30
Borell: Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës

Pas sulmit ndaj patrullës vëzhguese të EULEX’it, ka reaguar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Borell ka thënë se BE’ja s’do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX.

Sipas tij barrikadat duhet të hiqen menjëherë, derisa ka kërkuar që të shmanget përshkallzimi.

“BE nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)