Ja çfarë ju kërkon Lista Srpska serbëve në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 12:45
Ja çfarë ju kërkon Lista Srpska serbëve në veri të Kosovës

Qytetarëve serbë në veri të Kosovës, Lista Serbe u ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Ata poashtu kërkojnë nga ta që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin në këtë pjesë të vendit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, thuhet në njoftimin për media.

Por ata kanë kërkuar nga qytetarët që të parandalohet hyrja e Policisë së Kosovës atje.

(Kosova Sot Online)