Vriten 3 gra dhe plagosen 4 persona të tjerë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 13:43
Vriten 3 gra dhe plagosen 4 persona të tjerë

Në Fidene, një person i armatosur ka qëlluar brenda një lokali duke vrarë tre persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tragjedia ndodhi në via Monte Giberto gjatë një takimi për ndarje pronash, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një godinë apo për një konsorcium vilash, 

Të shtënat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, mes orës 9.30. Raportohet se nga plumbat kanë humbur jetën 3 gra ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë.

Takimi, ishte organizuar në një belveder përballë lokalit ‘Il posto posto’, i cili ishte i mbyllur në momentin e të shtënave. Policia mundi të arrestoj të dyshuarin si autor të kësaj masakre. Ende nuk dihen detajet e plota të ngjarjes tronditëse.

(Kosova Sot Online)