Kurti: KFOR po kërkon kohë për heqjen e barrikadave, ne po presim

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 14:01
Kurti: KFOR po kërkon kohë për heqjen e barrikadave, ne po presim

KFOR’i u ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjishme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti e quajti bllokimin e rrugëve si të papranueshëm, derisa tha se s’duhet të përsëritet në të ardhmen.


Ai i ka bërë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.

“Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR’i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX’it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)