Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it i dënon edhe Ambasada e Italisë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 14:07
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it i dënon edhe Ambasada e Italisë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar për ngjarjete fundit  në veriun e Kosovës dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it, duke i dënuar ashpër këto sulme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


“Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë fare justifikime. Ne i dënojmë këto akte në termat më të ashpër.”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Kosovë.

EULEX-i konfirmoi se mbrëmë në afërsi të Rudares, është hedhur një granatë qorientuese në një patrullë zbuluese të EULEX-it, por që për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

(Kosova Sot Online)