Në Burgun e Dubravës në një tigan për pjekje futen telefona, mbushës, USB e kufje

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 08:52
Në Burgun e Dubravës në një tigan për pjekje futen telefona, mbushës, USB e kufje

Shërbimi Korrektues i Kosovës,  ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një tigan i cili përdoret në kuzhinë, janë gjetur të futura brenda saj katër telefona mobil, pesë kabllo për mbushje të telefonave mobil, një USB dhe një palë kufje.

“Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, pesë kabllove për mbushje të telefonave mobil, një USB dhe një palë kufje (dëgjuese), të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar”, njofton ShKK-ja.

Oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia

(Kosova Sot Online)