Vuçiq: Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri, veçanërisht njerëz të armatosur deri në dhëmbë

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 09:02
Vuçiq: Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri, veçanërisht njerëz të armatosur deri në dhëmbë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje, transmeton "Kosova Sot Online".

“Askush, në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihet në sulmet… mbi Eulex dhe KFOR,” tha ai për Reuters.

Vuçiq ka shtuar se Policia e Kosovës nuk duhet të jetë prezente në veri dhe se nuk duhet të jenë të armatosur, pasi sipas tij kjo gjë i shqetëson dhe po ngjallë frikë për serbet.

“Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri… , veçanërisht njerëz të armatosur … deri në dhëmbë,” tha ai. “Kjo shkakton shqetësim dhe frikë në popullatën serbe.”

(Kosova  Sot Online)