Politikani serb për kthimin e ushtrisë sebe në Kosovë: Lëvizje e dëshpëruar e qeverisë serbe

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 09:17
Politikani serb për kthimin e ushtrisë sebe në Kosovë: Lëvizje e dëshpëruar e qeverisë serbe

Historiani, Milan St. Protiq, shprehet për Nova.rs se kërkesa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Serbia do të kërkojë nga KFOR-i kthimin e policisë dhe ushtrisë në Kosovë është joreale dhe se është një lëvizje dëshpërues  nga ana e Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Protiq ka shtuar se ky veprim i Serbisë,  sipas tij, nuk po dinë të dalin nga situata në të cilën  e sollën vetë serbët e Kosovës.

“Është e qartë se kjo kërkesë nuk është realiste dhe se realiteti prej kohësh e ka tejkaluar Rezolutën 1244, e cila në thelb u miratua për të legalizuar më pas bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë asgjë. Për mendimin tim, kjo është një lëvizje e dëshpëruar e qeverisë serbe, e cila nuk di si të dalë nga kjo situatë në të cilën i solli vetë serbët e Kosovës. Është e qartë se kur tërhiqni një lëvizje që nuk mund të shkaktojë asnjë efekt, do të thotë që nuk keni një lëvizje më të mirë. E gjithë kjo është vetëm për përdorim të brendshëm – edhe në Beograd edhe në Prishtinë”, thotë St. Protiq për Nova.rs.

“Jam i sigurt se ky propozim është pritur nga një pjesë e mirë e publikut si shumë pozitiv, por i parë me maturi dhe nga këndvështrimi i politikës kombëtare të Serbisë, një veprim i tillë vetëm do t’u tregojë të gjithëve se në çfarë pozicioni të dëshpëruar ndodhet Serbia. Gjithçka është bërë gabim që në fillim, që nuk do të thotë se unë mendoj diçka të mirë për autoritetet në Prishtinë apo njeriun që është atje si kryeministër. Mendoj se ata të dy ngjajnë shumë dhe ngjajnë më së shumti për nga infantiliteti, prandaj kjo krizë është përshkallëzuar. Nuk ua përmend emrat sepse nuk e meritojnë”, shpjegon St. Protiq.

(Kosova Sot Online)