Në Podujevë një mobileri përfshihet nga zjarri

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 10:19
Në Podujevë një mobileri përfshihet nga zjarri

Sot, në fshatin Peran të Podujevës, një mobilieri është përfshirë nga zjarri, përcjell "Kosova Sot Online".

Nuk ka persona të lënduar nga përfshirja e  zjarrit.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe  policia të cilët po merren me rastin.  Zjarri është lokalizuar, nuk ka  persona të lënduar”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)