Vuçiq: Serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 10:51
Vuçiq: Serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që “të jenë të qetë, të qetë, paqësor, të mos bien në provokime”, transmeton "Kosova Sot Online".

Vuçiq, theksoi se  serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it.

“Për këtë do të insistojnë shqiptarët, për të sajuar të gjithë historinë, sepse nuk kanë çfarë t’i tregojnë botës. Derisa të vërtetohet e kundërta në terren, serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it, sepse KFOR-i sipas vendimit të OKB-së është forcë e sigurisë që duhet të garantojë sigurinë e serbëve”, tha Vuçiq.