Borrell: Përplasjet nuk çojnë në arritjen e marrëveshjes, nuk është rrugë e duhur

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 11:04
Borrell: Përplasjet nuk çojnë në arritjen e marrëveshjes, nuk është rrugë e duhur

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje ndërmet Kosovës dhe Serbisë, pasi që kjo nuk është mënyra për normalizimin e gjendjes, përcjell "Kosova Sot Online".

Borrell ka treguar se ministriat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme. E di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet ta kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk është rruga e duhur për normalizimin e situatës”, tha Borrell.

(Kosova Sot Online)