Kërcënohet Trajkoviq dhe fëmjët e saj: Përgjegjësinë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 12:02
Kërcënohet Trajkoviq dhe fëmjët e saj: Përgjegjësinë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka treguar se dje është kërcënuar ajo dhe fëmijët e saj,  përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq, e bën përgjegjës presidentin e Serbisë,  Aleksandër Vuciq, për sigurinë e saj dhe të familjes së saj.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)