Aleksandër Vuçiq po e mohon se ka dhënë urdhër për barrikadat në veri të Kosovës, analistët në Serbi nuk i besojnë përpjekjes për shfajësim esuar

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 12:19
Aleksandër Vuçiq po e mohon se ka dhënë urdhër për barrikadat në veri të Kosovës, analistët në Serbi  nuk i besojnë përpjekjes për shfajësim esuar

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq mohoi se ka dhënë urdhër për ngritjen e barrikadave nga serbë lokal në Veri të Kosovës  por  analistët në Serbi po e demantojnë atë, duke deklaruar se nuk ka  arsye për t’i besuar, shkruan "Kosova Sot Online".

Duket ashiqare që Vuçiq nuk po arrin ta mashtron opinionin serb. Askush nuk i beson presidentit serb, i cili tha se nuk i ka urdhëruar serbët që të vendosin barrikada në veri të Kosovës.

“Në një sistem autoritar, gjithçka varet nga lideri, sepse ai nuk e lejon të jetë ndryshe”, thotë për Danas sociologu serb Jovo Bakiq, duke theksuar se kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, tha se “nëse diçka është e sigurt, është se ne nuk kemi arsye t’i besojmë Aleksandar Vuçiqit”.

Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të dielën tha se nuk i ka urdhëruar serbët të vendosin barrikada.

Për Jovo Bekiq, çdo dyshim hiqet kur dihet se “autorët konkretë janë persona të afërt me liderin e SNS-së Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiqin”.

Nga ana tjetër, Dragan Popoviq tha se nga përvoja e dinë se serbët e Kosovës nuk ngrisin barrikada pa urdhër apo pa leje nga Beogradi zyrtar.

“Komuniteti serb në veri të Kosovës qeveriset nga një strukturë mafioze-politike e cila në çdo aspekt është e varur nga autoritetet në Beograd. Të gjithë kanë pozita rezervë, në formë të patundshmërive dhe biznesit të zhvilluar në Serbi dhe praktikisht nuk rrezikojnë asgjë me këtë sjellje”, thotë Popoviq

“Hera e fundit kur politika radikale sundoi në Serbi dhe mbështeti barrikadat në Kroaci në vitin 1990, përfundoi tragjikisht për të gjithë, por mbi të gjitha për njerëzit që qëndruan në barrikada. Do të ishte mirë që qytetarët e veriut të Kosovës ta kujtonin këtë mësim historik”, thekson ai.

(Kosova Sot Online )