Von Cramon: Paralajmërimet për kthimin e ushtrisë serbe i papranueshëm, serbët t’i heqin barrikadat

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 14:41
Von Cramon: Paralajmërimet për kthimin e ushtrisë serbe i papranueshëm, serbët t’i heqin barrikadat

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka rishpërndarë adresimin e shefes së diplomacisë, Annalena Baerbock, ku akuzon Serbinë se po nxit tensione, transmeton "Kosova Sot Online".

Von Cramon ka shkruar se rikthimi i ushtarëve serbë në territorin e Kosovës është i papranueshëm.

Von Cramon, më tej theksoi që serbët t’i heqin barrikadat, në mënyrë që situata të qetësohet.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaqërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

(Kosova Sot Online)