Gjendet i vdekur 59 vjeçari, dyshohet se ra aksidentalisht në përrua

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 15:32
Gjendet i vdekur 59 vjeçari, dyshohet se ra aksidentalisht në përrua

Sot, në fshatin Gjinar në Elbasan, një person 59 vjeçar është gjetur i pajetë, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)