Lajçak në Kosovë dhe Serbi pas tensioneve në veri

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 19:02
Lajçak në Kosovë dhe Serbi pas tensioneve në veri

Më 14 dhjetor në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, do të udhëtojë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.

(Kosova Sot Online)