Ja kush thotë Kosova ka fuqi t’i heqë me forcë barrikadat

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 23:00
Ja kush thotë Kosova ka fuqi t’i heqë me forcë barrikadat

Kosova mund t’i heqë barrikadat por nuk dëshiron të ketë pasoja në njerëz, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dugolli, ka thënë se Kosova i ka të gjitha mekanizmat e duhura, për t’i hequr barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës, nuk dëshiron që të pësoj askush nga qytetarët teksa shtoi se për çështjen e barrikadave janë në komunikim me KFOR-in.

“Nuk është që shteti nuk ka kapacitet e aftësi ta menaxhojë situatën e sigurisë, edhe i heq edhe me forcë, por është mirë që kemi një komunikim intenziv, dhe ky komunikim do të vazhdojë për aq sa është e nevojshme që të hiqen sa më shpejt ato barrikada dhe të mos pësojë askush në mënyrë që të mos viktimizohet Vuciqi, sepse qëllimin e ka aty”, ka thënë ai .

(Kosova Sot Online)