Dita e 4 e barrikadave në veri: Shkollat mbyllur, nuk kalohet as në këmbë

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 08:12
Dita e 4 e barrikadave në veri: Shkollat mbyllur, nuk kalohet as në këmbë

Duke filluar që nga data 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë ende të jenë të bllokuara.

Ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pantiq  po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

(Kosova Sot Online)