KFOR-i: Jemi jashtëzakonisht vigjilent për situatën në Veri, Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 11:03
KFOR-i: Jemi jashtëzakonisht vigjilent për situatën në Veri,  Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut

KFOR -i përmes një shkrimi, kanë hhënë se e vetmja rrugë është që Kosova e Serbia t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe që të arrihet një zgjidhje, raporton "Kosova Sot Online".

Më tej, KFOR-i  shton se mbeten vigjilent dhe të aftë për të përmbushur mandatin e tyre të OKB-së.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it. 

(Kosova Sot Online)