Në Komisionin për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, dështon Projektligji për Pensionet e Policisë

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 12:31
Në Komisionin për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, dështon Projektligji për Pensionet e Policisë

Komisioni për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes e ka pasur sot në rend dite shqyrtimin e Projektligji për Pensionet e Policisë, për të cilin nuk kishte vota të mjaftueshme për miratik dhe rekomandim seancës së Kuvendit, prandaj është kundershtuar me shumicë votash, shkruan "Kosova Sot Online ".

Mos miratimi ka ngjallur reagime të ashpra nga opozita. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, ka kritikuar pushtetin që nuk e mbështeti Projektligjin për Pensionet e Policisë. Berisha ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj shtetit është për keqardhje.

“Nuk mbahet shteti kështu”, tha ai pas mbledhjes së Komisionit për Siguri.

“Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, ka thënë Berisha.

(Kosova Sot Online )