Borell thotë se plani ‘franko gjerman” ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 13:02
Borell thotë se plani ‘franko gjerman”  ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

Kryediplomati europian, Josep Borell ka folur për plan “franko -gjerman, ku ka thënë se tani dokumenti ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ne e kemi ofruar në tavolinë një propozim për dy liderët, të Serbisë dhe Kosovës dhe ne  e kemi përditësuar këtë propozim javët e fundit pas marrëveshjes së fundit që supozohej të ishte marrëveshje që i lë anash tensionet që lidheshin me targat dhe komunat në veri të Kosovës” ka thënë Borell.

“E kemi bërë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara me urgjencë. I njoftova ministrat me përmabjtjen dhe jam i kënaqur me përkrahjen e fuqishme që e mora nga të githë ministrat për këtë inciativë që është duke e implementuar një detyrë të OKB’së, por tani është bërë propozim i 27 vendeve anatëre, jo vetëm propozoim i imi por po bëhet propoizim i 27 vendeve anëtare” ka thënë kryediplomati europian.

(Kosova Sot Online)