Meta me tone të ashpra: Shembja e “Prestige Resort’, Qeveria bëri presion të fortë, injoroi gjykatat! Duhet përmbysje politike që drejtësia të jetë e pavarur!

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 14:00
Meta me tone të ashpra: Shembja e “Prestige Resort’, Qeveria bëri presion të fortë, injoroi gjykatat! Duhet përmbysje politike që drejtësia të jetë e pavarur!

Kreu i PL, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra teksa u shpreh se qeveria injoroi gjykatat duke marrë vendimin e paligjshëm për shembjen e “Prestige Resort”, dy ditë para mbajtjes së Samitit të BE në Tiranë. 

Meta theksoi se “duhet përmbysje politike, që drejtësia të jetë e pavarur.”

“Drejtësia e re ka pësuar metamorfozë antikushtetuese në procesion e krijimit të institucioneve të reja, pasi kjo qeveri dhe mazhorancë përmes ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën, procedurave jo transparente, përmes kontrollit politik të vettingut, për shkak se të gjitha instrumentet i kontrollon qeveria si rezultat i kapjes së shtetit, padyshim që ka kontroll të qartë politik ndaj drejtësisë së re, institucioneve të hetimit, gjë që ka nisur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota e në vijimësi.

Ky është një presion që ndihet çdo ditë  dhe rezultatet e Shqipërisë sa i takon Luftës Kundër Korrupsionit, aferat e panumërta tregojnë qartë se ky sistem është në një presion të fortë politik, ashtu sikurse është e qartë se kjo qeveri ka injoruar prokurorinë, gjykatat, veprimet e saj haptazi  arbitrare të dhunshme, të paligjshme kanë injoruar gjykatat siç ishte rasti i shembjes kriminale, të paligjshme të  “Prestige Resort” para samitit të BE, shumë element të tjerë tregojnë që duhet një përmbysje politike që ti jepet mundësia drejtësisë të jetë e pavarur”, tha Meta.

(Kosova Sot Online)