Ky kryetar komune ndan 600 euro për 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 16:35
Ky kryetar komune ndan 600 euro për 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale

Do t’i ndaj 600 euro nga paga mujore, për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale, ka deklaruar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Muharremaj ka thënë se edhe pse janë të angazhuar me punë në qeverisje lokale, me mendje dhe zemër janë me policët në veri.

“600 euro nga paga ime mujore do ti ndaj për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore.  Megjithëse ne jemi të angazhuar me punë në qeverisje lokale, ne me mendje dhe zemër jemi me policët tanë në Veri të Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.

(Kosova Sot Online)