Një i burgosur nga Kosova gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 16:39
Një i burgosur nga Kosova gjendet pa shenja jete

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomen e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

(Kosova Sot Online)