Rizvanolli: Ja sa milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 16:42
Rizvanolli: Ja sa milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin

Konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij viti në Kosovë është ulur, ka theksuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, gjatë muajit nëntor tek amvisëritë ka ulje të konsumit prej 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Po flasim për dhjetëra milionë kursime si pasojë e kësaj. Para rreth një muaji, është vlerësuar se gjatë muajit të dimrit duhet të importohet 20 për qind energji elektrike. 300 milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin. Por si pasojë e kursimeve, parashikimet kanë ndryshuar”, u shpreh ajo.

Rizvanolli në konferencën për Planin e veprimit për pakon emergjente nga Bashkimi Evropian shtoi se janë parapara gjashtë masa.


“75 milionë euro janë ndarë për Kosovën, rreth 43 euro për kokë banori. Ministria e Ekonomisë bashkë me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, si rezultat i kësaj në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar planin, ku janë gjashtë masa në total”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)