A është i drejt Borell kur bëhet fjalë për Kosovën!

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 17:07
A është i drejt Borell kur bëhet fjalë për Kosovën!

BE-ja nuk do t’i tolerojë këto sulme mbi policët europian deklaroj përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell,  pasi grupet kriminale në veri të Kosovës kur ata hodhën një shok-bombë kundrejt një patrulle vëzhguese të policisë së EULEX-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mospërmendja e sulmit ndaj Policisë së Kosovës – sulm që përfundoi me një polic të hospitalizuar për shkak të plumbit që mori në veri – çoi në komente të ashpra ndaj Borrellit nga opinioni kosovar e madje edhe nga politikanët.

Kryediplomatja Donika Gërvalla akuzoi drejtpërdrejt se përdorimi i një gjuhe të tillë të Borrellit, që s’e dënon presidentin serb për agresionin e tij të hapur, inkurajon përshkallëzimin e mëtejshëm.

Pas këtyre reagimeve, Borrell në një konferencë për media u ngut ta përmirësonte veten, duke përmendur edhe Policinë e Kosovës.


“Që nga gushti po përjetojmë një rreth vicioz konfrontimesh, provokimesh dhe reagimesh që është përshkallëzuar në ditët e fundit duke çuar në incidente serioze të sigurisë, duke përfshirë një sulm kundër misionit tonë EULEX dhe ndaj policisë së Kosovës”, tha Borrell, duke theksuar që “kjo situatë duhet të marrë fund”.

Si hap konkret të ndërmarrë nga BE, Borrell e paraqiti vendimin për të dërguar përforcime shtesë në misionin EULEX dhe tregoi se ka kërkuar nga emisari special, Miroslav lajçak, që të udhëtojë drejt rajonit për të vlerësuar situatën dhe më pas të informojë udhëheqësit e BE-së.

(Kosova Sot Online)