Escobar: Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 17:28
Escobar: Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kundërshtoj kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i, ka deklaruar i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

“Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare. Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të manifestuar përmes pjesëmarrjes në KFOR”, tha ai.

Escobar dhe i emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, sot nga ora 17:30 do të priten në një takim nga kryeministri Albin Kurti për të folur mbi situatën aktuale dhe dialogun me Serbinë.

(Kosova Sot Online)