Escobar dhe Lajçak në Beograd, takim 'urgjent' me Vuçiqin

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 17:44
Escobar dhe Lajçak në Beograd, takim 'urgjent' me Vuçiqin

Me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet të mërkurën në Beograd presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq dhe Lajçak më pas do të takohen edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.


Escobar është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Të dy liderët kanë thënë se me Escobarin kanë diskutuar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.

(Kosova Sot Online)