Escobar: Besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 18:16
Escobar: Besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato

Barrikadat në veri duhet të largohen nga ata që i kanë vënë, ka theksuar Gabriel Escobar, emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij lirimi i rrugëve të barrikaduara në veri duhet të bëhet nga autorët e tyre.

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha diplomati amerikan.

“Por, ne gjithashtu duhet t’u ofrojmë atyre një rrugë diplomatike për t’i adresuar ankesat – përmes kanaleve politike dhe përmes kanaleve diplomatike. Kështu po e shohim ne krizën aktuale. Dhe përtej krizës, ne duhet të fillojmë të mendojmë për një kornizë më të qëndrueshme, në të cilën komunitetet në këtë vend mund të punojnë së bashku”, tha ai.

(Kosova Sot Online)