Escobar: Gjëja më e rëndësishme që SHBA-ja do, është të shohë krijimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 18:56
Escobar: Gjëja më e rëndësishme që SHBA-ja do, është të shohë krijimin e Asociacionit

Jam pro krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kjo temë duhet të jetë në agjendë të diskutimeve menjëherë, ka theksuar emisari amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjëja më e rëndësishme që SHBA-ja do, është të shohë krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Unë u kam thënë njerëzve se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë këtë qeveri që ta zbatojë këtë. Nga pozicioni ynë, është një detyrim ndërkombëtar, ligjërisht i obligueshëm” ka theksuar diplomati amerikan në një intervistë për rel..

Esobar ka shtuar se një politikan ose një parti nuk mund të largohet nga obligimi për krijimin e Asoacionit.

“Është obligim për Serbinë, është obligim për Kosovën, është obligim për BE-në që ka ndihmuar në negocimin e tij [Asociacionit]. Dhe, pasi që ne e mbështesim dialogun, është edhe angazhim yni. Tani, një politikan i vetëm në një parti të vetme politike nuk mund të largohet nga ky detyrim. Pra, ne do të punojmë për Asociacionin. Ky do të jetë kontributi ynë në procesin e dialogut” ka theksuar ai.


I pyetur nëse Asociacioni duhet të arrihet para marrëveshjes finale Escobar ka thënë se kjo duhet të bëhet menjëherë.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin. Duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës. Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër të strukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës.

Unë e shoh këtë si mundësi për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet grupeve, dhe jo si mundësi e një shteti tjetër që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës” ka theksuar diplomati amerikan.

(Kosova Sot Online)