Escobar pas takimit me Kurtin: Shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 19:32
Escobar pas takimit me Kurtin: Shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize

Ia bëra të qartë kryeminsitrit të Kosovës që të punohet drejt implementimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Escobar ka thënë se gjatë takimit me Kurtin ka thënë se pret angazhim konkret në një të ardhme të afërt mbi këtë çështje.

“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Escobar pas takimit me Kurtin.

Escobar, ka folur shkurt para mediave.


Ai ka thënë se me Kurtin ka diskutuar edhe për nevojën që secili ta mbajë qetësinë në kohë tensionesh dhe të vazhdohet dialogu.

“Diskutuam për nevojën që çdonjëri të jetë i qetë, për nevojën që të vazhdohet dialogu, për nevojën që të fokusohemi te dialogu i lehtësuar nga BE”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)