Lajçak: Barrikadat t’i heqim me marrëveshje politike e jo me buldozerë

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 19:50
Lajçak: Barrikadat t’i heqim me marrëveshje politike e jo me buldozerë

Për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, ka folur emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR’in dhe EULEX’in, por tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.

“Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”.

Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.


Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodh.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës.  Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.


(Kosova Sot Online)